Draft-raporti për Shqipërinë, PE: Korrupsioni, ende shqetësim serioz

Komisioni i Jashtëm i PE-së ka publikuar draft-raportin për Shqipërinë në kuadër të vlerësimit të progresit për vitin 2025.

Në raport theksohet se Shqipëria duhet të konsolidojë më tej rezultatet konkrete në hetime, ndjekje penale dhe vendime përfundimtare, veçanërisht në rastet e korrupsionit në nivele të larta.

Po ashtu, kërkohet që korrupsioni të adresohet në të gjitha nivelet, me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore dhe krijimin e një mjedisi biznesi të parashikueshëm.

Pjesë nga raporti:

8 – Thekson se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe se, pavarësisht progresit në kuadrin ligjor dhe institucional, Shqipëria duhet të konsolidojë më tej rezultatet konkrete në hetime, ndjekje penale dhe vendime përfundimtare, veçanërisht në rastet e korrupsionit në nivele të larta;

9 – Këmbëngul se korrupsioni duhet të adresohet në të gjitha nivelet, në mënyrë që të forcohet besimi i qytetarëve në institucionet shtetërore dhe të krijohet një mjedis biznesi i parashikueshëm;

10 – Nënvizon rëndësinë e luftës efektive kundër krimit të organizuar, përfshirë rrjetet e pastrimit të parave dhe trafikut të drogës, dhe bën thirrje për intensifikimin e bashkëpunimit me agjencitë e BE-së, si Europol dhe Eurojust.