EMRI/ Komandohet nëndrejtori i Policisë së Tiranës, zëvendëson Erion Ismailin, i cili u pezullua pas hetimeve të SPAK për AKSHI-n

Besmir Dervishi komandohet nën drejtor i Policisë së Tiranës.

Më herët këtë post e ka mbajtur Erion Ismaili i cili u pezullua nga detyra në kuadër të aksionit të SPAK, pas hetimeve për tenderët në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Dervishi më herët ka mbajtur disa detyra në Policinë e Shtetit, si shef i komisariatit numër 3 dhe 5 në Tiranë, si dhe së fundmi ishte shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.

Kijtojmë se ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erion Ismaili, është paraqitur këtë të hënë në SPAK.

Erion Ismaili është një nga zyrtarët që po hetohet për çështjen e tenderëve të AKSHI-t.

Erion Ismaili është thirrur dhe më parë në SPAK dhe prokuroria ka kërkuar edhe pezullimin e tij nga detyra si pjesë e hetimit për shkelje në procedurat e tenderëve të AKSHI-t.

Hetimi përfshin shkelje të barazisë në tenderë, korrupsion, shpërdorim detyre dhe aktivitete të lidhura me grupin e strukturuar, ku janë përfshirë edhe zyrtarë të tjerë dhe biznesmenë.