Kavajë/ Një 59-vjeçar u gjet i pajetë në banesë, hetimet vazhdojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 13:07
Në Kavajë, një 59-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesë, dyshohet vetëvarje; hetimet vijojnë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 15.02.2026, në Kavajë, është gjetur në banesë, pa shenja jete, shtetasi B. D., 59 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
