Tenderi i "florinjtë" i Benet Becit në KESH, si u vunë burrë dhe grua në shërbim të bisnesmenit

Dritan Dakoli një nga personat që përmendet në dosjën e SPAK ndaj të pandehurit Benet Beci, i cili sot është kryetar i bashkisë Shkodër, rezulton të këtë komunikime të shumta me Ervis Berberin, biseda që janë marrë nga telefonat e këtij të fundit.

Spak thotë se për tenderin me vlerë rreth 700 mijë euro janë përcaktuar kritere fondin limit e tij.

Gazetari i OraNews Edison Vatnikaj ka mundur të siguroje të dhena të tjera të cilët lidhen pikërisht me shkeljet e kryera nga institucioni që në atë kohë drejtohej nga Beci.

Gruaja e Berberit, Adela Ruko rezulton se ka qënë përgjegjëse e sektorit të prokurorimeve në KESH ku i ka dërguar burrit të saj Ervis Berberit një dokument që më pas ky i fundit ja ka dërguar Dritan Dakolit.

Nga aktekspertimi rezulton se dokumenti kishtë të bënte me kriteret e veçanta që duhet të plotësonte operatori ekonomik për tu kualifikuar.

Në datën 12 dhjetor 2019, pasi ka përcjellë fotografinë e mësipërme, Evis Berberi i ka dërguar sms shtetasit Dritan Dakoli, me tekstin: "Është ok? Kanë mundësi të thonë të të paraqesin dhe ndonjë projekt ku kanë punuar ekspertët? Një punë e ngjashme ka ndonje gje specifike në fushën e energjisë që ta fusin se duan ta nxjerrin".

Shtetasi Dritan Dakoli i ka kthyer përgjigje shtetasit Evis Berberi duke i shkruar " Janë ok. Do ketë por mos e specifiko, lëre siç është e shkruar. Ndërsa ekspertë që e din ti, kanë eksperienca të tilla dhe do të kenë të listuara në CV. Nuk e di nëse tek dst mund të vendosin termin paradhenie? Se ato duan 50% çunat të nisin pune. Te pakten të vejnë aq sa parashikon ligji".

Shtetasi Evis Berberi i është përgjigjur me tekstin "Sipas ligjit".

Rezulton se po me datën 12 Dhjetor 2019 Drejtori i Departamentit të Zhvillimit Strategjik te KESH sh.a, Blendi Bushati i ka dërguar Drejtorisë së Prokurimeve të KESH sh.a, shkresën nr.5816 prot., me lende: "Dërgim dokumentacioni për fillimin e procedurës me objekt: "Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor)".

Në ketë shkrese ai është shprehur se: "Bazuar në planin ekonomiko-financiar të vitit 2019, i rishikuar dhe miratuar ju përcjellim termat e referencës për fillimin e procedurës së prokurimit me objekt: "Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kerkimor)".

Sa më sipër, kërkojmë të filloni procedurën për realizimin e prokurimit me objekt: "Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kerkimor)", te parashikuar në planin e miratuar të vitit 2019, katogoria "Shpenzime".

Késaj shkrese i janë bashkëlidhur dokumentet e titulluara "Termat e referencës.

Zhvillimi Strategjik e Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor). Dhjetor 2019, dokumente, të cilat janë përgatitur nga shtetasit Jonid Kazani, Kreshnik Marku, Ares Ypi, Arjeta Mustafa.