TEKSTET DHE KURRIKULAT E REJA SHKOLLORE/ Ministrja e Arsimit: Zbatimi nis në shtator për klasat I, të VI dhe të X

Në shtator nis zbatimi i kurrikulës së re me 171 tekste për klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta! Ministrja e Arsimit prezantoi në Kuvend, hapat dhe afatet e procesit që sipas saj synon të sigurojë arsim cilësor dhe I përgjigjet sfidave të kohës

Ministrja e Arsimit dhe Sporti Mirela Kumbaro, prezantoi hapat dhe afatet e rishikimt të kurrikulës së teksteve në arsimin parauniversitar.

Për klasat e para, gjashta dhe të dhjeta zbatimi I kurrikulës me171 teskte do të nisë në shtator

I gjithë procesi i rishikimit të kurrikulës synohet të mbyllet në vitin 2029.

Në Komisonin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet,  ministrja u ndal te vecëroritë dhe synimet për një përmbajtje mësimore që i përgjigjet më mirë kërkesave të tregut të punës.

Seanca dëgjimore u shoqërua me debate të forta dhe ndërprerje, pasi përfaqësuesit e opozitës denoncuan se nuk u ishin vënë në dispocion dokumentacioni i nevojshëm.

Kryetari i Komisionit Luciano Boci, parashtroi 5 pyetje për Ministren që lidhen me hartimin e kurikulës.

Komisioni vendosi shtyrjen e seancës për ditën e mërkurë, me qëllim pajisjen me dokumentacionin e plotë dhe zhvillimin e një debati më informues.