Kryeministri Rama përfaqëson Shqipërinë në Bordin e Paqes/ "Ora News" konfirmon pjesëmarrjen në mbledhjen e 19 shkurtit në Washington

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt SHBA, ku do të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes, nën drejtimin e Donald Trump, ka arritur të konfirmojë Ora News.
Kryeministri rama do të përfaqësojë shqipërinë si vend anëtar themelues, në mbledhjen që do të mbahet më 19 shkurt në Washington.

Krahas kreut të qeverisë shqiptare, udhëheqës nga disa vende të tjera anëtare kanë konfirmuar pjesëmarjen në takimin e parë të organizatës së ideuar dhe drejtuar nga presidenti i shba.
Shqipëria iu bashkua bordit të paqes pasi kuvendi miratoi anëtarësimin, mbi bazë të një ftese nga presidenti i SHBA për kryeministrin Rama.