EMRAT+DËSHMITË/ Pl*gosja në hotelin "Gjuta" në Sauk, 18-vjeçarja: Kam bërë gabime! Zbardhet dhe dëshmia e familjes Gjuta: Kishim frikë mos ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në hotel Gjuta në zonën e Saukut ku 18-vjeçarja Natalia Murati është vetëplagosur me armë zjarri.
E reja është e dashura e 22-vjeçarit Erisjaldo Gjuta, i cili është shpallur në kërkim së bashku me Sajmir Gjutën, babai i tij, dhe Elvir Gjuta, kushëriri i tij, i cili ka shoqëruar në spital 18-vjeçaren së bashku me të ëmën e 22-vjeçarit.
Të arrestuar janë Mirvete Gjuta dhe xhaxhai i 22-vjeçarit Vladimir Gjuta. Të gjithë personat e shpallur në kërkim dhe ato të arrestuar akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta akuzohet gjithashtu dhe për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Vajza 18-vjeçare Natalia Murati, e dashura e Erisjaldo Gjutës, ka vetëm një plumb në gjoks. Gjatë natës është operuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në dëshminë e dhënë pasi është përmendur është shprehur se "kam gabime në jetë dhe desha të vras veten", pas dhënë një qasje të qartë të veprimit.
Të marrë në pyetje, anëtarët e familjes Gjuta, të cilët kanë fshehur ngjarjen, paraprakisht kanë deklaruar se vajza mund të vdiste dhe për shkak se tentativa për vetëvrasje ndodhi në biznesin e tyre, kishin frikë se do t'u faturohej atyre autorësia.
Plagosja e 18-vjeçares në Tiranë, ky është hoteli “Gjuta” në Sauk ku ndodhi ngjarja

