KUJDESI PËR LËKURËN NË DIMËR! Aknet dhe irritimet përkeqësohen në dimër, ekspertët japin “zgjidhjet”
Temperaturat e ulëta dhe ajri i thatë ndikojnë në lëkurë, duke shkaktuar tharje, irritime dhe përkeqësim të akneve. Dermatologët këshillojnë hidratim të rregullt dhe përdorimin e veshjeve të përshtatshme për të mbrojtur si fytyrën ashtu edhe trupin nga dëmtimet e dimrit.
Temperaturat e ulëta dhe ajri i thatë i dimrit ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e lëkurës, duke shkaktuar tharje, irritime dhe në shumë raste përkeqësim të akneve.
Mjekja dermatologe Dorina Hajro paralajmëron se gjatë kësaj stine lëkura pëson ndryshime të natyrshme, ndaj kërkon një rutinë të përshtatur kujdesi.
Mjekja thotë se ndryshimet e temperaturës prekin jo vetëm fytyrën, por edhe trupin, ku tharja dhe irritimet bëhen më të shpeshta gjatë kësaj periudhe ndërsa rekomandon që dushi të jetë i shkurtër dhe me ujë të vakët
Specialistët apelojnë që kujdesi për lëkurën të mos neglizhohet gjatë dimrit, pasi një rutinë e përshtatur sipas stinës ndihmon në ruajtjen e një lëkure të shëndetshme dhe të mbrojtur nga temperaturat e ftohta
