“PANDEMIA” E DOBËSIMIT ME “OZEMPIC”! Ekspertja Olta Qose: Nuk zëvendëson regjimin ushqimor dhe aktivitetin fizik
Përdorimi i ilaçit Ozempic për rënie në peshë po rritet ndjeshëm, duke nxitur debat mes specialistëve të shëndetit. Biologia dhe nutricionistja Olta Qose thekson se ai përdoret si me rekomandim mjeku ashtu edhe në mënyrë të pavarur, por në çdo rast duhet të shoqërohet me regjim ushqimor të kontrolluar dhe aktivitet fizik.
Përdorimi i ilaçit Ozempic për rënie në peshë po rritet ndjeshëm, duke nxitur debat të gjerë mes profesionistëve të shëndetit për përfitimet dhe rreziqet që ai mbart.
I njohur fillimisht për trajtimin e diabetit të tipit 2, ky medikament po përdoret gjithnjë e më shpesh edhe nga persona që synojnë dobësimin, shpeshherë pa mbikëqyrje mjekësore.
Olta Qose, biologe dhe nutricioniste thotë se përdorimi i Ozempic mund të ndahet në dy kategori, ndërsa thekson se vetë-përdorimi i tij mund të mos sjellë rezultatet e pritshme dhe të rrezikojë shëndetin afatgjatë.
Megjithatë, Qose thotë se të dhënat tregojnë se pas ndërprerjes së trajtimit, rreth 50% e pacientëve rikthejnë peshën e humbur, ndërsa një tjetër shqetësim lidhet me studime të ndryshme që tregojnë se 25–45% e dobësimit është masë muskulore.
Teksa përdorimi i Ozempic është rritur ndjeshëm në nivel global, Qose thotë se e konsideron përdorimin e tij një “pandemi e re” në fushën e dobësimit.
Përdorimi i ilaçit Ozempic për rënie në peshë po rritet ndjeshëm, duke nxitur debat të gjerë mes profesionistëve të shëndetit për përfitimet dhe rreziqet që ai mbart. I njohur fillimisht për trajtimin e diabetit të tipit 2, ky medikament po përdoret gjithnjë e më shpesh edhe nga persona që synojnë dobësimin, shpeshherë pa mbikëqyrje mjekësore.
I njohur fillimisht për trajtimin e diabetit të tipit 2, ky medikament po përdoret gjithnjë e më shpesh edhe nga persona që synojnë dobësimin, shpeshherë pa mbikëqyrje mjekësore.
Sipas biologes dhe nutricionistes Olta Qose, përdorimi i Ozempic mund të ndahet në dy kategori, ndërsa thotë se vetë-përdorimi i tij mund të mos sjellë rezultatet e pritshme dhe të rrezikojë shëndetin afatgjatë.