“PË*GJAKET” SHËN VALENTINI/ Ç'ndodhi te Hotel Gjuta?! EMRAT dhe DINAMIKA e (vetë)pl*gosjes! Pse policia shkoi me urgjencë te Ekonomiku, kur ngjarja ishte në Sauk?

Natalia Murati rezulton se është 18 vjeçarja që është vetëplagosur me armë zjarri pak pas mesnate në Tiranë, në një hotel në zonën e Saukut. Ajo i është nënshtruar një operacioni në kraharor gjatë natës dhe mjekët i kanë hequr predhën e plumbit.

Me aq sa mund të flasë në këto momente, e reja u ka thënë policëve në sallën e reanimacionit se ajo "kishte bërë shumë gabime në jetë" ndaj kishte tentuar vetëvrasjen me armën e të dashurit Erisjaldo Gjuta. Megjithatë, kjo dëshmi është marrë me rezerva nga grupi hetimor.

Si ndodhi ngjarja te Hotel "Gjuta"?

Studentja 18 vjeçare është e dashura e nipit të Vladimir Gjutës dhe mbrëmjen e djeshme ka qenë në hotelin e familjes Gjuta pranë Saukut, më 22 vjeçarin Erisjaldo Gjuta. Rreth mesnatës, ajo ka marrë armë e zjarrit që i dashuri e mbante pa leje dhe raportohet se është vetëplagopsur në gjoks.

“PË*GJAKET” SHËN VALENTINI/ Ç'ndodhi te Hotel
Hotel Gjuta, ne zonen e Saukut ne Tirane

Ndërkohë, Sajmir Gjuta, djali i tij Erisjaldo Gjuta dhe kushëriri Elvir Gjuta kanë pastruar dhomën e hotelit nga njollat e gjakut dhe kanë fshehur armën e zjarrit. Sajmiri dhe djali i tij janë arratisur menjëherë më pas nga vendi i ngjarjes, kurse kushëriri i tyre pasi ka shkuar njëherë në spital për të lënë vajzën e plgaosur.

Kush është përfshirë dhe kë ka shpallur në kërkim Policia

Grupi hetimor ka arrestuar në lidhje me ngjarjen dy persona, konkretisht Vladimir Gjuta, 46 vjeç dhe Mirvete Rexhmati (Gjuta), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Ata janë respektivisht, xhaxhai dhe mamaja e të dashurit 22 vjeçar që kishte vajza e vetëplagosur në dhomën e hotelit.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim, Sajmir Gjuta dhe djali i tij Erisjaldo Gjuta, personi që ka pasur në posedim armën pa leje dhe me të cilën Natalia Murati dyshohet se qëlloi veten. Bashkë me ta, në kërkim është edhe kushëriri Elvir Gjuta. Ai ka çuar vajzën me makinë në spital dhe është larguar.

Ngjarja u tentua të fshihej, Policia zbardhi dinamikën e plotë

Në dhomën e hotelit ku është regjistruar ngjarja ka shkuar dhe shtetësja Mirvete Rexhmati (Gjuta), e cila është nëna e 22 vjeçarit. Ajo ka qenë në spital që në momentet e para kur vajza mbërriti dhe i është marrë deklarim nga oficerët, të cilëve ju ka thënë se Natalian e kishte gjetur të plagosur në rrugë.

Mirvete Rexhmati (Gjuta) është porositur nga familjarët të deklarojë që "vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut". Në këtë mënyrë, Policia nuk do të merrej me ta dhe as me biznesin e familjes, si "skenë krimi".

Në këtë kohë, shërbimet e Komisariatit Nr.1 në Tiranë dhe specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës shkuan me urgjencë te Rruga e Elbasanit, pranë vendit të njohur si "rrethi i Ekonomikut", për shkak të fakultetit që ndodhet aty.

Teksa efektivët kërkonin për prova të mundshme sepse u ishte thënë që vajza ishte gjetur aty e plagosur, Sajmir Gjuta dhe djali i tij Erisjaldo Gjuta kanë pastruar dhomën e hotelit nga njollat e gjakut dhe kanë fshehur armën e zjarrit.

Nga hetimi ka rezultuar se Natalia Murati ishte vetëplagosur në hotelin e familjes Gjuta në zonën e Saukut në Tiranë dhe deklarimi që shtetësja Mirvete Rexhmati (Gjuta) kishte dhënë në spital, te punonjësi i Policisë, ishte i rremë dhe ajo është arrestuar.

“PË*GJAKET” SHËN VALENTINI/ Ç'ndodhi te Hotel
FotoArkive: Vladimir Gjuta

Në pranga ka rënë edhe Vladimir Gjuta, një eksponent i njohur në qarqet policore të Tiranës. Edhe ai akuzohet se ka kryer veprime që kanë penguar zbulimin e të vërtetës, pasi rezulton se është xhaxhai i 22 vjeçarit Erisjaldo Gjuta, i dashuri i vajzës.

Të pyetur më pas në ambientet e Komisariatit Nr.1, Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati (Gjuta) kanë deklaruar se fillimisht kanë treguar se "vajzën e kishin gjetur të plagosur te rrethi i Ekonomikut" sepse kishin pasur frikë se ajo mund të vdiste dhe ngjarja mund t'ju faturohej atyre.

VIDE0 - Ky është hoteli “Gjuta” në Sauk ku ndodhi ngjarja