VIDEO/ “Grupi i zjarrit” para drejtësisë, të arrestuarit pas protestës së opozitës njihen me masat e sigurisë

“Grupi i zjarrit” në protestën e dhunshme të opozitës ka dalë sot para drejtësisë. 

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për 14 protestuesit, të cilët u arrestuan pas protestës  më 10 shkurt. E njëjta masë u caktua edhe një ditë më parë për 7 të miturit e arrestuar.

EMRAT e protestuesve për të cilët u caktua detyrim paraqitjeje

1. Klodijan Bajrami

2. Artur Kadria

3. Suzana Dimushi

4. Leonid Tusha

5. Klejdi Subashi

6. Kreshnik Ceco

7. Ramazan Nuhu

8. Geraldo Demiraj

9. Danjel Kulla

10. Fabiol Ahmeti

11. Andrea Kulla

12. Xhersi Velcanaku

13. Arbi Ujka

14. Florjan Nuhu

Nga ana e saj Prokuroria ka kërkuar:

- 2 arreste me burg;

- 3 arreste në shtëpi;

- 9 detyrim paraqitje.

REAGON BERISHA

Lirimi i protestuesve është përshendetur edhe nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili i quajti të ndaluarit si “ guximtarët”, duke shtuar se opozita nuk do të ndalet.

"Sapo mora lajmin se guximtarët e fundit u liruan nga gjykata. Njëherë unë dua të përshëndes përzemërsisht grupin e superguximtarëve të rinjve, adoleshentëve, që u mbajtën në qelitë e zeza vetëm për shkak të moshës së tyre.

Edi Rama, për të tmerruar të rinjtë, kishte urdhëruar, donte me çdo kush të rinj që t’i torturonte në komisariate. Të rinjtë që nuk kishin kryer absolutisht asnjë lloj akti dhune.

Të rinj, të cilët u morën, fotot që u paraqitën ishin krejtësisht tjetër për tjetër. Nuk u përkisnin atyre që ishin mbajtur. Të rinj që u goditën në komisariat. Të rinj tek të cilët u dërguan gjoja psikologë oficerë të maskuar policie që nuk ishin psikologë.

Të rinj që u pyetën pa avoketërit dhe pa prindërit e tyre, duke shkelur çdo ligj, duke treguar se komisariatet, ka prej këtyre oficerëve të policisë që i shndërrojnë në strofulla bandash.

Por at qëndruan të pamposhtur dhe ata dolën dje. Garantoj se ligji do jetë shumë i rreptë me të gjithë ata që keqtrajtuan. Me të gjithë ata që morën njerëz të pafajshëm në komisariate.

Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal, vrastar të Sokol Bizhgës, Ilirian Prodës, këtyre banditëve me uniformë, të cilët prej kohësh duhet të ishin në burg për krimet që kanë kryer. Ata urdhëruan qëllimin me snajper në kokë, në ballë, pas veshi, të tre protestuesve paqësorë dhe të një zonje në krah.

Unë i them Sokol Bizhgës dhe Ilirian Prodës, do jeni përgjegjës për plumbat që lëshoni ndaj njerëzve të pafajshëm. Nuk u ndahemi kurrë. Ligji do veprojë mbi ju. Banditë të turpshëm që zbatoni urdhrat e një kryetari të një organizate kriminale siç është Edi Rama. Asgjë nuk do na ndalë ne në rrugën tonë.

Tani unë mbetem i hapur për çdo pyetje, por javën tjetër edhe më të mirë do ta kemi. Në jemi në rrugën e drejtë. Ne mbrojmë një kauzë të drejtë", u shpreh kryedemokrati Sali Berisha.