DALIN EMRAT/ Plagosja në Tiranë, policia: Prishën provat dhe nuk kallëzuan krimin, në pranga Vladimir Gjuta dhe Mirvete Gjuta, tre në kërkim! Kamerat e sigurisë…
Një 18-vjeçare është gjetur e plagosur me armë zjarri te rrethrrotullimi i Fakultetit të Ekonomikut.
Sipas bluve të Tiranës, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në gjoks.
Në pranga për moskallëzim krimi ranë shtetasit Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati (Gjuta).
KUSH ËSHTË VLADIMIR GJUTA?
Në prill të vitit 2021 Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i arrestuar në shkurt të vitit 2020 pasi kishte një armë me vete pranë selisë së Partisë Socialiste.
Pas arrestimit, Gjuta u akuzua për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.
Vladimir Gjuta është një emër i njohur i botës së krimit, pasi ai akuzohet se disa vite me parë është përfshirë në një konflikt me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ështe nder autoret e vendosje se sasise se tritolit ndaj farmacise se babait të ish-ministrit.
DINAMIKA E NGJARJES

E reja me iniciale N. K., pasi është vetëqëlluar, është dërguar në spital rreth orës 00:15 nga Mirvete Rexhmati (Gjuta), 48 vjeçe dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.
Pas hetimeve 48-vjeçarja së bashku me Vladimir Gjutën kanë rënë në prangat e policisë, teksa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndaj të pestëve rëndojnë veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ndërkohë një prej personave të shpallur në kërkim, E. Gj., 22 vjeç i cili rezulton edhe si i dashuri i të së resë rëndon edhe vepra penale “Armëmbajtja pa leje”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.02.2026, rreth orës 00:15, në spital është paraqitur e plagosur me armë zjarri shtetasja N. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ku 18-vjeçarja dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
E dëmtuara është transportuar në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç.
Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit V. Gj., 46 vjeç dhe M. R. (Gj), 48 vjeçe, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
-u shpallën në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Këta shtetas dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Plagosja e 18-vjeçares në Tiranë, ky është hoteli “Gjuta” në Sauk ku ndodhi ngjarja

