VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (13 - 14 Shkurt 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Një stuhi e fuqishme ciklonare përfshin Evropën Jugore dhe Jugperëndimore, duke sjellë shira intensivë dhe erëra të forta në Portugali dhe brigjet e Spanjës. Ballkani dhe brigjet e Egjeut mbeten me vranësira dhe rrebeshe shiu.

Ndërsa Europa Lindore dhe pjesa e Gadishullit Apenin paraqiten me mot të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, deri në mesditë paraqiten alternime kthjellimesh dhe vranësirash, më të dukshme në Veriperëndim dhe Jugperëndim.

Pasditja sjell përmirësim në Veri dhe Qendër, ndërsa Jugu dhe Juglindja mbeten me reshje. Temperaturat luhaten nga 3°C deri në 15°C. Era fryn veriperëndimore mbi 60 km/h, me dallgëzim 4 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Evropa Qendrore mbetet e ftohtë dhe e kthjellët, ndërsa Lindja e kontinentit dhe rajoni i Balltikut përfshihen nga reshje të dendura dëbore.

Ballkani, Italia Jugore dhe Peloponezi paraqiten me vranësira të shumta, reshje shiu e dëbore dhe stuhi ere.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja pritet me kthjellime, ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu, më të dendura në Ultësirën Perëndimore me rrezik për përmbytje lokale.

Temperaturat luhaten nga 4°C deri në 18°C. Era fryn  jugore mbi 85 km/h, me dallgëzim mbi 6 ballë.