Gramsh/ Zhduket një e mitur nga banesa, gjyshja denoncon në polici
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2026, 11:58
GRAMSH – Në Komisariatin e Policisë Gramsh ka kallëzuar shtetasja S. M., 67 vjeçe, se mbesa e saj 14-vjeçare është larguar nga banesa.
Shërbimet e Policisë po punojnë për gjetjen dhe kthimin e saj pranë familjes, ndërsa rasti po trajtohet me prioritet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
