Grabitja që tronditi kryeqytetin/ Eksperti i sigurisë: Jemi me fat që s'patëm viktima, personeli privat thjesht menaxhon radhën
Ngjarja e fundit e grabitjes së një banke në një nga zonat më të populluara të Tiranës ka rikthyer në vëmendje boshllëqet e thella në sistemin e sigurisë së institucioneve financiare në vend. Sipas ekspertit të sigurisë, Fatjon Softa, kjo ngjarje mund të kishte pasur pasoja tragjike dhe vetëm fati bëri që të mos kishte viktima.
Softa thekson se shumë filiale bankash janë të papërshtatshme dhe nuk plotësojnë kushtet minimale të sigurisë. “Nëse grabitësi do të kishte përdorur një kallashnikov në vend të një shkrepjeje arme, sot do të diskutonim për një tragjedi,” shprehet ai, duke nënvizuar se masat aktuale janë të pamjaftueshme për të përballuar kërcënime reale.
Një ndër problematikat kryesore është mungesa e sistemeve të kontrollit në hyrje. “Në bankat e Bashkimit Europian, ekzistojnë sisteme me dyer të dyfishta dhe detektorë metalesh. Një person i armatosur do të mbetej i bllokuar mes dyerve pa pasur mundësi të hyjë brenda,” shpjegon Softa. Ai shton se duhet të krijohen ambiente specifike ku çdo person i armatosur, përfshirë punonjësit e policisë apo të shërbimeve të tjera, të detyrohet të lërë armën përpara se të hyjë në bankë.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
