VIDEO/ “Huliganët” para Gjykatës, operatorët braktisin kamerat në solidarizim me kolegun që u pl*gos në protestën e opozitës
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2026, 12:28
Mbahet këtë të premte në Gjykatën e Tiranës seanca për protestuesit e dhunshëm që u arrestuan mbrëmjen e së martës pas hedhjes së motovovë në drejtim të Kryeministrisë dhe të policisë tek hyrja e Kuvendit të Shqipërisë.
Kujtojmë në atë incident të paprecedent nga bombat artizanale u lënduan edhe gazetarë dhe kameranët të cilët po raportin drejtpërsëdrejti protestën e thirrur nga partitë opozitare.
Në shenjë solidarizimi, kameramanët dhe gazetarët kanë braktisur kamerat në trotuarin përballë Gjykatës.
