Mbante në banesë një kallashnikov pa leje, pranga 33-vjeçarit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili mbante pa leje një armë zjarri tip kallashnikov në banesën e tij.

Në kuadër të operacionit të koduar “Hidden”, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale I. D.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, e cila ndodhet në rrugën “Perlat Rexhepi”, policia gjeti të fshehur një armë zjarri kallashnikov, të cilën i riu e mbante pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme ligjore ndaj të arrestuarit.