Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Makina përplas këmbësorin, transportohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2026, 11:28
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Zëmblak.
Një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili ka qenë duke kaluar rrugën.
Sipas të dhënave, i plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.
