U SHKARKUA, APO U DORËHOQ? Mirlinda Karçanaj ikën nga drejtimi i AKSHI-it, Igli Tafa e zëvendëson

Mirlinda Karçanaj është shkarkuar nga detyra e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në vend të Mirlinda Karçanaj është emëruar Igli Tafa. Tafa më parë ka mbajtur postin e drejtorit në Autoritetin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike.

Ndërkohë Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, si edhe Hava Delibashi do të vijojnë të qëndrojnë në masën e “arrestit në shtëpi”, pas hetimeve nga SPAK që zbuluan se si dhjetëramiliona euro u rrëmbyen nga xhepat e taksapaguesve përmes proceseve të prokurimeve false dhe manipulimit të procedurave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Më parë kryeminsitri Edi Rama reagoi pas akuzave të SPAK ndaj AKSHI-it.

Sipas tij, SPAK ka bërë akuza të padrejta ndaj drejtoreshës, Mirlinda Karçanaj.

Rama theksoi se AKSHI po përballet me një hetim nga SPAK për përdorimin e fondeve, duke vënë në qendër Mirlinda Karçanaj, e cila udhëhoqi realizimin e vizionit qeverisës për transformimin dixhital të shtetit me përkushtim dhe dijeni për 12 vite.

Për personat e tjerë nën hetim u lanë në fuqi masat e sigurimit të caktuara më parë.

AKSHI është institucioni kyç në zhvillimin dhe menaxhimin e platformave shtetërore dixhitale, përfshirë portalin e-Albania dhe sistemet e tjera elektronike të shërbimeve publike.