EMRI+VIDEO/ Kapet në Tiranë 34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vr*sje, pritet ekstradimi në Britani
Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është ndaluar në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Altin Shehu banues në Domje, ndaj të cilit Gjykata e Kentit të Veriut në Mbretërinë e Bashkuar kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, me vendim të datës 15 janar 2026.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Manchester për veprën penale “Vrasje”, sipas legjislacionit britanik. Aktualisht vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 81”.
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 81”.
Në kuadër të operacionit, në qytetin e Tirana, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi i personit në kërkim ndërkombëtar, shtetasit A. Sh., 34 vjeç, banues në Domje, Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Manchester, pasi Gjykata e Kentit të Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, më datë 15.01.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, sipas legjislacionit penal të Mbretërisë së Bashkuar.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet britanike, vijon procedurat për realizimin e ekstradimit drejt Mbretërisë së Bashkuar.

