Theu masën e arrestit shtëpiak dhe sulmoi një mjek, arrestohet i riu në Tiranë
Policia e Tiranës, pas kallëzimit të një shtetasi se për shkak të detyrës mjek, ishte dhunuar në rrugë, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i kontrolleve, është ndaluar shtetasi me iniciale Elton Halili, 28 vjeç i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Gjithashtu nga hetimet, rezultoi se 28-vjeçari, më datë 01.02.2026, ka kanosur edhe një shtetas me iniciale D. D., në banesën e këtij të fundit.
Më tej, dyshohet se ky person më datë 08.02.2026, ka vjedhur në një banesë në Yzberisht, ndërsa më datë 10.02.2026, ka vjedhur në 2 kompani në rrugën e fshatit Prush.
Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e të gjitha veprimtarive kriminale në të cilat mund të jetë përfshirë shtetasi E. H.
