Tirana në 24 orët e fundit: Grabitet banka, arrestime dhe aksident fatal

Tre ngjarje tronditëse: Një 61-vjeçar grabiti një bankë me armë dhe mori 800,000 lekë. Një shtetas turk u arrestua për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe u gjet drogë në apartament, ndërsa dy persona të tjerë u ndaluan për moskallëzim. Një aksident në aksin Vorë–Fushë-Prezë i kushtoi jetën një 23-vjeçareje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës dhe Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, vunë në pranga shtetasin B. F., 61 vjeç, pasi dje, në rrugën “Muhedin Llagami”, ka hyrë në ambientet e një banke, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë 800 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura.


 Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin turk F. C., 29 vjeç, pasi dyshohet se në një apartament të marrë me qira, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të huaj 32 vjeçe. Gjatë kontrollit në këtë ambienti u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, për këtë rast u arrestuan shtetasit B. O., 29 vjeç dhe M. D., 32 vjeç, pasi dyshohet se kanë qenë prezent dhe nuk kanë kallëzuar për krimin.


 Më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë - Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit