Aksident në Vorë-Fushë-Prezë: 23 vjeçarja humb jetën pas përplasjes me barrierat e rrugës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2026, 09:57
Një aksident ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor “Vorë-Fushë-Prezë”. Mësohet se drejtuesja e automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me barrierat e rrugës. Si pasojë shtetësja E.E., 23-vjeç ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
