Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Çapja: Policia po përdor gaz të skaduar për të provokuar dh*në
Opozita zbret sërish në shesh ditën e sotme në orën 17:00 përpara Kryeministrisë, në një protestë kombëtare që sipas deputetes së Partisë Demokratike, Klodiana Çapja, i kalon kufijtë partiakë dhe shërben si një përgjigje ndaj pakënaqësisë së thellë qytetare.
Në një intervistë për "Ora News", deputetja Çapja theksoi se arsyeja e protestës nuk është thjesht një kauzë e PD-së, por një thirrje që buron nga shqetësimet e përditshme të qytetarëve lidhur me sistemin arsimor, shëndetësinë, infrastrukturën, bujqësinë dhe drejtësinë.
"Pa diskutim, ne jemi gati, qytetarët besoj janë gati së bashku me ne për të qenë sot në shesh në orën 17:00 përpara kryeministrisë.
Qëllimi i kësaj proteste është përtej një partie politike apo përtej një individi të caktuar dhe kur them këtë ma beso sepse çdo ditë marr dhjetëra mesazhe nga qytetarë të cilët prononcohen për shqetësimet e tyre lidhur me sistemin e arsimit, sistemin shëndetësor në të cilin, në gjendjen në të cilën ndodhet, prononcohen për shqetësime që lidhen me me çështjet e infrastrukturës, për çështje të cilat lidhen me problematika në bujqësi, me problematika në drejtësi apo elementë të tjera si këto.
Kjo e bën çdo qytetar që t'i përgjigjet thirrjes së Partisë Demokratike për të qenë pjesë e protestës kombëtare.
Për të mos përmendur këtu pastaj skandalet apo vjedhjet që ka plasur sheshit, qoftë nga drejtues të lartë apo funksionarë të Partisë Socialiste, qoftë nga kryetarë bashkish, qoftë nga deputetë, ministra, zëvendës ministra.
Kjo nuk është për interesin e një partie apo për një individi. Kjo është për interesin e madh kombëtar, kjo është për interesin e Shqipërisë.
Atëherë për protestën në Partinë Demokratike nuk mendojnë as deputetët dhe nëse do një përgjigje të sinqertë as grupi i organizimit.
Protesta e Partisë Demokratike është vetëm në dorën e qytetarëve dhe janë ata të cilët vendosin llojin dhe modelin se si ajo do të zhvillohet.
Pa diskutim, gjithmonë Partia Demokratike është për një protestë paqësore dhe demokratike, por janë provokimet apo keqmenaxhimi i situatës që e bën protestën të dalë nga nga linja e saj paqësore.
Mund t'i referohem protestës së datës 22 apo të asaj të datës 24 janar. Ku u dha fare mirë se si protestuesit u larguan me gaz lotsjellës, e mbi të gjitha me gaz lotsjellës të skaduar, por kjo është çështje më vete dhe dhe po trajtohet edhe nga kolegë të tjerë në Partinë Demokratike, u larguan me ujë, u shoqëruan në mënyrë të padrejtë me shoqërime të paligjshme nëpër komisariate.
Të gjitha këto bëjnë që qytetarët të revoltohen akoma më shumë dhe t'i japin një devijim tjetër rrjedhës së protestës.
Ajo që kemi detyrë ne si deputetë të Partisë Demokratike është që të jemi krah qytetarëve për interesin publik, qofshin këta 10 protestues apo 10.000 protestues.
Personalisht e them si deputete më takon të jem në vijën e parë bashkë me kolegët e mi të tjerë deputetë.
Për të qenë e shumë e sinqertë, Partia Demokratike ka kauzë të saj vetëm protestë paqësore dhe protestë demokratike", u shpreh Çapja.


