45 vite burg për komandantët e UÇK-së, Rama: Po mundohem ta gjej ku buron filli logjik...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër, pasi Prokuroria Speciale kërkoi 45 vjet burg për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Me anë të një postimi në "X", Rama shkruan se ende nuk arrin të kuptojë logjikën mbi të cilën është mbështetur Prokuroria për të dalë me një kërkesë të tillë, duke e cilësuar atë si jashtë çdo arsyeje dhe të papranueshme.

Postimi i Ramës:

Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!