Protesta e 10 Shkurtit vetëm një ditë larg/ Baçi ndaj qytetarëve: 1001 arsye për të dal në shesh dhe zero për të mos protestuar
Në një lidhje direkte për OraNews, ka qenë deputeti demokrat Luan Baçi, i cili ka folur për protestën e nesërme opozitare.
Ai nënvizoi se shqiptarët pavarësisht partisë kanë 1001 arsye për të dal nesër në shesh.
“Mendoj se nesër protesta duhet të jetë vërtetë ndryshe dhe se duhet të jetë shumë më ndryshe. Nisur nga zhvillimet e sotme politike, nisur nga një deklaratë e Kryeministrit, dalë nga grupi parlamentar i PS, del hapur në mbrojtje të së korruptuarës Belinda Balluku.
Në mbrojtje të vjedhjes dhe korrupsionit, duke dalë hapur edhe duke deklaruar pa pasur frikë dhe pa turp se do të ndërhyn në legjislacion që të ndryshojë ligjet, që të mos dënohen hajdutët.
Gjithë qytetarët shqiptarët shqiptarë, pa përjashtim jo thjesht opozita, kanë 1001 arsye për të protestuar dhe nuk kanë asnjë arsye për të mos të dalë në shesh për protestën.”
Ndiqni intervistën e plotë:
