U shtrua në spital pas problemeve shëndetësore, ish-Presidenti Alfred Moisiu del nga ambientet e QSUT-së

Ish-Presidenti Alfred Moisiu është larguar nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur vetë QSUT përmes një postimi zyrtar. 

Moisiu, i cili u shtrua me urgjencë rreth pesë ditë më parë, ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe tashmë gëzon shëndet të plotë.

Për të ndarë lajmin e mirë, spitali ka publikuar edhe një fotografi të ish-kreut të shtetit me një pjesëtare të stafit mjekësor, duke e shoqëruar me një urim: “Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT. Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë”. Ish-Presidenti është kthyer tashmë në banesën e tij.