SULA MERR DREJTIMIN E INSPEKTORATIT/ Premton reformim dhe tre prioritete kryesore në institucion
Dashnor Sula u prezantua zyrtarisht si Kryeinspektori i ri i Përgjithshëm, pas emërimit më 6 shkurt, duke premtuar reformim të institucionit dhe rritje të transparencës gjatë mandatit të tij.
Duke i konsideruar ata kolegë, dhe duke kerkuar te mos paragjykohet ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula eshte prezantuar perpara stafit, zyrtarisht kete te hene si Kryeinspektor i ri
"U konsideroj kolegë pa asnjë lloj hezitimi."
Mardhenien me Kryeministrin e cilesoi si rivale ne politike por jo armiq personal.
"Kurrë nuk e kemi parë njëri-tjetrin si armiq. Kjo për mua është një sfidë."
Ai theksoi 3 prioritetet qe do te mbaje gjate qendrimit ne kete post.
"Lufta ndaj bizneseve që shkelin ligjet. Përkushtim jashtëzakonisht i lartë. Bashkëpunim maksimal"
Dashnor Sula premtoi se do ta coje Inspektoriatin ne nje nivel të ri.
Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula u emërua si kryeinspektor i përgjithshëm ne 6 shkurt te ketij viti duke zëvendësuar në këtë detyrë ish-prokurorin Shkëlqim Hajdari
Kjo levizje e tij vjen pas nje distancimi nga PD qe nw zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pasi Sali Berisha nuk e përfshiu në listën e deputetëve.
