Neza: Ministrat po shkojnë drejt “hiperimunitetit”, drejtësia po neutralizohet
I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, gazetari Sami Neza ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama ndaj vendimmarrjes së GJKKO-së dhe SPAK-ut, duke e cilësuar atë si skandaloz dhe të papranueshëm për një vend që synon integrimin në Bashkimin Evropian.
"Reagimi i kryeministrit është skandaloz në fakt, është reagimi i jo i një kryeministri të një vendi evropian ose një vendi i cili pret të futet në Bashkimin Evropian, të realizojë të të mbyllë, të fillojë të mbyllë negociatat duke nisur nga viti, duke nisur ndoshta nga që nga ky vit, për të mbyllur një pjesë të kapitujve, por është një deklaratë e cila gati gati si e një kryeministri nga Kaspiku, që ende nuk i ka zgjidhur problemet me ligjet dhe kuadrin ligjor të vendit të vet për të mbretëruar.
Reagimi i Ramës përmes kërcënimit të mazhorancës, ose përdorimit të mazhorancës për ndryshimin e ligjeve, është rast unik, qoftë në debatin politik, por qoftë edhe në debatin midis pushteteve në në Shqipëri.
Nuk ka ndodhur asnjëherë që përgjatë një debati, ka pasur herë pas here debate që kanë buruar midis institucioneve të ekzekutivit dhe të gjyqësorit apo institucionit të drejtësisë në përgjithësi, por nuk janë zgjidhur këto debate përmes vendosjes së kufirit, nga ana e mazhorancave për të ndryshuar ligjin në favor të një rasti, i cili mund të jetë, edhe mund të jetë objekt diskutimi, edhe mund të jetë objekt debati për pasojat e këtij lloj, e kësaj, e këtij lloj vendimi apo kësaj lloj vendimmarrje, por kjo nuk mund të adresohet për një rast direkt përmes ndryshimeve të kuadrit ligjor.
Kjo e bën shumë si të thuash këtë betejë e bën shumë luftarake këtë betejë midis kryeministrit dhe ë gjyqësorit dhe natyrisht edhe SPAK-ut, ndërkohë që nuk lënë shteg nesër për të zhvilluar hetime ndaj ministrave.
Le të thotë kryeministri, cila është rruga, në qoftë se ne të gjithë biem dakord me me pozicionin që ka zënë kryeministri në raport me vendimmarrjen e GJKKO-së dhe SPAK-ut për pezullimin e zonjës Balluku.
Le të na tregojë ai se cila është rruga përmes të cilës, mund të adresohet korrupsioni dhe përfshirja në në vepra penale të ministrave të të çfarëdo lloj qeverie në Shqipëri.
Pas këtij vendimi që ka marrë Rama dhe pas premtimit të tij për të bërë ndryshime ligjore, ministrat praktikisht nuk janë vetëm me imunitet, janë me hiperimunitet.
Do të thotë se janë të paprekshëm nga ana e institucioneve të drejtësisë, për shkak se ka dhe një logjikë e cila në fakt është një logjikë krejtësisht e drunjtë e kryeministrit që e paska lidhur në mënyrë të pazgjidhshme faktin midis emrin e ministrit me pozicionin e ministrit.
Ku në fakt nuk është kështu, emri i ministrit dhe pozicioni i ministrit janë dy gjëra krejtësisht të ndara.
Emri i ministrit është një pozicion i cili buron nga individi dhe kushdo mund të jetë ministër. Ne nuk kemi pasur asnjë ministër që ka qëndruar gjithë jetën ministër dhe ka mbajtur gjithë jetën një një post në krye të një të një ministrie.
Vazhdimisht ato kanë ndryshuar, çka do të thotë se unifikimi ose shkrirja midis personit dhe pozicionit është tërësisht artificiale, është tërësisht e drunjtë, është në funksion dhe në shërbim të tezave të Ramës për të, si të thuash, për të neutralizuar proceset, proceset hetimore ndaj ministrave dhe natyrisht kësaj radhe nuk bëhet fjalë vetëm thjesht për një ministër të qeverisë së tij, por bëhet fjalë si rrjedhim edhe për vetë kryeministrin, pasi mendohet dhe dyshohet, ka plotësisht, janë dyshime plotësisht të drejta dhe herë pas here të përmbushura, se kryeministri është po brenda të njëjtave penalitete që është edhe zëvendëskryeministrja", u shpreh Neza.

