Pejë/ Arrestohen 3 persona për kanosje dhe sulm

Tre persona janë arrestuar në Pejë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë kanosur dhe sulmuar një tjetër.

Sipas raportit policor, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse me ç’rast kanë konfiskuar një sëpatë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.