""Akademia e Diplomatëve" njësoj si ajo "e barinjve!" - Korreshi: Tesera e PS-së e domosdoshme për t’u bërë pjesë e shërbimit të jashtëm

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ironizuar qeverinë dhe socialistët gjatë seancës së Komisionit të Jashtëm, ku po shqyrtohet projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.

Korreshi u shpreh se trupi diplomatik ka përparësi, ndërsa deputetët mbeten të lodhur dhe presin për dokumente nëpër kafene. Ai kritikoi vonesën e qeverisë për të ndryshuar ligjin aktual, të miratuar në 2015, duke thënë se ka desh 13 vite për të kuptuar se bota ka ndryshuar.

Deputeti ironizoi gjithashtu idenë e disa “akademive”, duke përmendur me ironi “akademinë e barinjve” dhe sugjerimet e mëparshme të ish-ministrave. Ai kërkoi të sqarohet pse nevojitet ky projektligj dhe cilat do të jenë rregullat e reja për diplomatët, duke aluduar me ironi se “tesera e PS-së” do të jetë e domosdoshme për t’u bërë pjesë e shërbimit të jashtëm.

Korreshi: Shoh që trupi diplomatik ka përparësi, se boll këto avantazhet ekonomike. E vetmja kategori, jemi ne që rrimë të lodhur dhe presim nëpër kafe, janë deputetët. E kemi në qiell namin, por duhet të hysh mik për një copë letër te sekretaria.

Te kjo pjesë, me Akademinë, se më kujtohet ajo, mos kthehet kjo akademia, akademia e barinjve? Si ajo që sugjeroi zonja Kricfa (ish-ministrja), dhe kthehet gjeli me një thelë.

Ju zonja ministre, thatë se ligji nis me ndryshime gjeopolitike dhe thatë se këto vitet e fundit ka ndryshuar bota dhe Europa.

Por sa vite keni në pushtet ju? Ju deshën 13 vite që të merrnit vesh se ka ndryshuar bota. Në 2015 u bë ligji që sot është në fuqi. Por çfarë nuk funksion te ky ligj që bëtë ju, se ndoshta ne ishim demode.