Dosti: Partizani dhe Tirana nuk e meritojnë të jenë në vendet mesatare,apo për mbijetesë në tabelë
Nga Klodi Karaj Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2026, 22:15
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ora Sport” në Ora News ishte Edmond Dosti, ish-futbollist që nisi karrierën te Partizani.
“Unë e kam nisur që 7-vjeç te klubi i Partizanit dhe e kam pasur gjithmonë shumë afër zemrës. Dua që vitet e ardhshme ta shoh Partizanin gjithmonë më lart, aty ku duhet të jetë, me më shumë trofe.
Kur shikon Partizanin dhe Tiranën që përfliten për vendet mesatare në tabelë apo për mbijetesë, nuk më pëlqen. Nuk e meritojnë të jenë në këto nivele,” u shpreh Dosti.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË:
