Legjionarët, Ajeti dhe Seferi protagonistë absolutë në fitoren e ekipit turk

Legjionarët kuqezinj Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi ishin protagonistë absolutë në fitoren e ekipit të tyre ditën e sotme.

Jo vetëm Arlind Ajeti, i cili shënoi sot një dygolësh (12’ e 43’), por te Bodrumspor po shkëlqen edhe Taulant Seferi, i cili po kalon një sezon fantastik. 

Sot shënoi dhe asistoi për ekipin e tij në transfertën e Adana Demirspor. Sulmuesi kuqezi ka realizuar gol në minutën e 76-të në sfidën në transfertë ndaj Demirspor, takim ky i fituar 0-5.

Seferi asistoi fillimisht në minutën e 69-të, më pas realizoi golin e tij vetëm shtatë minuta më vonë. Kështu tashmë është në kuotën e 13 golave dhe pesë asistimeve në Ligën e Parë turke, ndërsa janë 23 paraqitje nga ana e tij.

Ndërkohë dhe pse qendërsulmues, Seferi po shkëlqen edhe në krahun e majtë. Ish-lojtari i Tiranës nuk mori ftesë nga Kombëtarja në vitin 2025.

Bodrumspor është me pretendime në kategorinë e dytë për nga rëndësia. Klubi ku Seferi është kryefjalë, synon ngjitjen në elitën turke të futbollit.

29-vjeçari Seferi ka luajtur 23 ndeshje në këtë sezon, ndërsa ka shënuar 13 gola dhe numëron 4 asiste. Seferi u transferua te Bodrumspor në gusht të vitit 2024 dhe ka kontratë deri në 2027-tën.