"Më parë krijohej brez", Mërgjyshi: Tani një skuadër s'bën dot një kampionat bashkë, jo më 10 vite

I ftuar në “Ora Sport” ishte Artan Mërgjyshi, trajner, i cili foli për ndryshimet në futboll ndër vite.

“Çdo kohë nxjerr sportistët e vet të mirë. Ne jemi pak nostalgjikë për atë periudhë, kur Partizani, Dinamo dhe Vllaznia ishin ekipe që mbushnin stadiumet dhe lojtarët ishin më të pjekur.

Tani dinamika ka ndryshuar; koha ka ndryshuar dhe me të edhe cilësia e futbollit. Ritmi dhe intensiteti janë ndryshe, ka më shumë shpejtësi,” tha ai.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË: