Brahilika: Ndihem me fat që vesh fanellën kuqezi
Nga Klodi Karaj Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2026, 21:56
E ftuar në “Ora Sport” ishte Megi Brahilika, futbolliste e Partizanit, e cila u shpreh:
“Ndjej shumë fat që jam pjesë e këtij ekipi të madh. Është shumë kënaqësi të vesh fanellën kuqezi.
Nga Tirana kalova te Partizani. Nuk e prisja që do të pritesha kaq mirë, pasi mendoja se nuk ka aq rivalitet si te futbolli i djemve. Futbolli i vajzave është mjaft ndryshe.”
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË:
