Halili: Në 2026 Tirana renditet e dyta/ Ecuria është fantastike, por harmonizimi i lojtarëve do të marrë kohën e vet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2026, 22:04
I ftuar në “Ora Sport” ishte Erion Halili, gazetar, i cili komentoi punën e trajnerit Kërnaja te Partizani:
“Trajneri Kërnaja ka bërë një punë shumë të mirë në fushë, por duke qenë pa shumë eksperiencë, në momente të caktuara entuziazmi e kapte dhe nxiste shumë me deklarata, gjë që herë-herë acaron tifozerinë. Javën e fundit ka qenë më i qetë.
Në 2026, Tirana ka marrë 11 pikë dhe ndodhet e dyta në renditje. Ka bërë një ecuri fantastike. Mund të pretendohet për një lojë më të bukur, por mos harrojmë se gjysma e futbollistëve kanë ardhur vetëm në janar dhe harmonizimi do të marrë kohën e vet,” tha Halili.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË:
