Fisnik Asllani “kryen punën”, Kramaric shënon ndaj Bayern Munichut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2026, 18:21
Sulmuesi Fisnik Asllani ka kontribuar te goli i Hoffenheimit ndaj Bayern Munichut.
Ishte Manuel Neuer që bëri një gabim amator, nga i cili përfitoi Asllani i cili e “vodhi” topin dhe më pas asistoi te bashkëlojtari Andrej Kramaric.
Ylli i Kosovës e pranoi për mrekulli, ndërsa ia pasoi kroatit, i cili e kishte të lehtë ta dërgonte brenda rrjetës (35’).
Ndërkohë, për Asllanin ishte asistimi i katërt këtë edicion në Bundesliga, kurse ka edhe gjashtë gola në proces.
