Matraxhiu: Fitorja e Partizanit ndaj Bylisit erdhi, por nuk më ngrohu/ Elbasani ishte më kërkues

I ftuar në “Ora Sport” ishte Andi Matraxhiu, menaxher futbolli, i cili foli për ndryshimet te Partizani pas largimit të “katërshes”, duke e cilësuar këtë si një humbje që ndihet në ekip dhe nisjen e një epoke të re me trajnerin Kërnaja.

Ai u ndal edhe te barazimi spektakolar me Elbasanin, duke theksuar se luhatjet nuk janë vetëm te Partizani: “Edhe Egnatia e Vllaznia po kalojnë të njëjtën situatë, kjo është vetë specifika e kampionatit.”

Sa i përket fitores ndaj Bylisit, Matraxhiu u shpreh kritik: “Fitorja erdhi, por personalisht nuk më ngrohu. Elbasani ishte më kërkues se Partizani dhe ka një manovër shumë të fortë,” përfundoi ai.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË: