Shtrepi: Kjo ishte java më e bukur e kampionatit, falënderues për atë që po shohim në këto ndeshje

I ftuar në emisionin “Ora Sport” ishte Josel Shtrepi, ish-futbollist dhe trajner. Ai theksoi se kampionati po bëhet gjithnjë e më i luftuar, me diferenca pikësh që po ngushtohen nga java në javë.

“Sapo kemi kaluar një barazim vërtet të vështirë. Luajtëm ndaj pretendentes kryesore për ngjitjen në Kategorinë e Parë, Besëlidhjes. Ishte një ndeshje shumë interesante, por u ndëshkuam me një karton të kuq që në minutën e 21-të, gjë që e vështirësoi shumë situatën,” u shpreh Shtrepi.

Sipas tij, kjo ishte java më e bukur e kampionatit: “Jam shumë falënderues për atë që po shohim në këto ndeshje kaq interesante,” përfundoi ai.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË: