Fshihte në banesë 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë/ Arrestohet në flagrancë 48-vjeçari

Komisariati i Policisë Nr. 6 në Tiranë arrestoi në flagrancë Sh. L., 48 vjeç, i cili fshihte në banesën e tij një armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni i koduar “Sinjalizimi”.

Fshihte në banesë, 1 kallashnikov me 3 krehra dhe fishekë, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari.

Sekuestrohen arma dhe municioni.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Sinjalizimi”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sh. L., 48 vjeç.

Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.