VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (6 - 7 shkurt)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian. Evropa Jugperëndimore dhe brigjet e Egjeut do të përballen me mot të paqëndrueshëm, rrebeshe shiu dhe erëra të forta.

Evropa Veriore, Alpet dhe pjesë të Evropës Lindore do të kenë reshje dëbore. Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës Qendrore do të mbetet me mot më të qëndrueshëm.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Moti do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira dhe rrebeshe shiu, më të theksuara në Veri dhe Qendër.

Në mbrëmje reshjet dobësohen dhe zhvendosen drejt zonave malore Lindore. Temperaturat luhaten nga 4°C në 17°C. Era fryn jugperëndimore deri 65 km/h, deti me dallgëzim mbi 4 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Evropa Veriore dhe Lindore përfshihen nga vranësira të dendura dhe reshje dëbore.

Britania e Madhe dhe gadishulli Iberik do të kenë reshje shiu dhe stuhi ere. Ballkani mbetet me reshje të pakta, ndërsa Europa Qendrore pritet kryesisht me mot të kthjellët.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja pritet me vranësira dhe reshje të pakta, kryesisht në Veri­lindje dhe Juglindje.

Pasditja sjell përmirësim në Veri e Qendër, ndërsa Jugu mbetet me rrebeshe lokale. Temperaturat luhaten nga 5°C në 17°C. Era fryn deri 50 km/h, dallgëzimi mbi 3 ballë.