Shoqata e Prokurorëve takohet me KLP-në për forcimin e pavarësisë dhe profesionalizmit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2026, 14:12
Më 6 shkurt, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u zhvillua një takim ndërmjet përfaqësuesve të Shoqatës së Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë dhe Kryetares së KLP-së Znj. Mirela Bogdani, si dhe anëtareve znj. Arta Mandro dhe znj. Ledina Riza.
Gjatë takimit u diskutua mbi procesin e krijimit dhe konsolidimit të Shoqatës së Prokurorëve, rolin e saj në përfaqësimin e interesave profesionale të prokurorëve, si dhe mbi sfidat aktuale të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit institucional ndërmjet Shoqatës dhe KLP-së, në funksion të forcimit të pavarësisë, profesionalizmit dhe integritetit të prokurorëve.
