Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit/ Makina ndahet në dy pjesë pas përplasjes, tre të p*agosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2026, 14:04
Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të Qafë Murrizit në rrugën e Arbrit.
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit
