MUNGOJNË “ENGJËJT E BIZNESIT”/ Eksperti e ekonomisë: Duhet ligj i posaçëm, bankat bëjnë analizë risku
Ekspertët e ekonomisë gjykojnë se mungesa e kredive për bizneset e reja gjatë vitit 2025 lidhet me vlerësimin e lartë të riskut nga bankat, pavarësisht rritjes së numrit të bizneseve të reja.
Enriko Ceko në anën tjetër thotë se zgjidhja do të ishte nga të ashtuquajturit “Engjëjt e Biznesit” që financojnë start upet.
Sipas tij, zhvillimi i start-up-eve kërkon ndërtimin e një ekosistemi të plotë financiar dhe mbështetës, jo vetëm financim bankar.
Zero kredi për biznese të reja në vitin 2025, sipas ekspertit të ekonomisë Enriko Ceko, është tregues i drejtpërdrejtë i mënyrës se si bankat matin riskun që aplikojnë ndaj sipërmarrjeve të reja.
Edhe pse gjatë vitit që lamë pas u regjistruan 21 mijë biznese të reja, kjo nuk ka ndikuar në ndryshimin e qasjes së bankave.
Ceko thotë se problematik mbetet financimi i start-up-eve të përkohshme.
Eksperti i ekonomisë vlerëson se financimi i start-up-eve nuk është vetëm çështje e bankave, por e një ekosistemi që duhet ndërtuar me mençuri dhe vizion, ku idetë e reja të kenë mundësinë të realizohen.

