PAMET/ Kampusi i ri Akademisë së FA-së me standardet më të larta të NATO-s
Kampusi i ri Akademisë së Forcave të Armatosura, një investim i shtrirë në një hapësirë prej 10 hektarësh, po ndërtohet sipas modelit të një prej akademive më të mira në ShBA, West Point.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga godina e re e kampusit të Akademisë së Forcave të Armatosura, i konceptuar me standardet më të larta të NATO-s.
Kampusi do të ofrojë gjithçka bashkëkohore që nga godina mësimore, konvikti, qendra shëndetësore, kinemaja, palestra, pishina e mbyllur, terrenet sportive dhe ato të stërvitjes ushtarake në natyrë, si poligonet, pista e vrapit, kulla e alpinizmit, etj.
Akademia e re do të ketë si fillim 300 studentë dhe degë të reja, përfshirë dhe inteligjencën artificiale, ku do të ketë diploma të përbashkëta me Universitetin Politeknik në degë të caktuara, por dhe binjakëzime me akademitë e vendeve aleate të NATO.
