Formula me 9 gjyqtarë/ Çaça: Të mos krijohet një ekip me nëntë lojtarë, përzgjedhja e tyre ka një 'kleçkë'...
I ftuar në emisionin “Drejt”, juristi Përparim Çaça foli për mënyrën e përbërjes dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ai përmendi formulën e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese me 9 anëtarë, të ndarë mes Kuvendit, Gjykatës së Lartë dhe Presidentit.
Sipas Çaçës, problemi kryesor nuk qëndron te formula në letër, por te mënyra se si këto autoritete përzgjedhin përfaqësuesit e tyre, çka krijon devijime nga standardi që pritet për një institucion kushtetues.
“Ne e dimë shumë mirë formulën tashmë. Janë 9 gjyqtarë, tre nga Kuvendi, tre nga Gjykata e Lartë dhe tre Presidenti. I dimë shumë mirë.
Pikërisht, nga mënyra se si përzgjidhen nga këta, këto autoritete faktikisht këtu është kleçka.
Pavarësisht ripërtëritjes faktikisht, për mendimin tim është një gjë pozitive, në mënyrë që të mos krijohet një ekip 9 lojtarësh.
Ka një skemë ligjore.
Por ama, arritëm në ato pesha të rënda në fushën e drejtësisë të atyre që përfaqësonin Gjykatën Kushtetuese. Në personazhe që u betuan te Lana.
Janë disa tragji-komedi në këtë vend që realisht për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, e cila shkoi te një noter dhe u betua aty.
Për të kuptuar se ku shkuam.”- tha avokati Çaça.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË "DREJT":
