VIDEO/ Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi del nga SPAK pas 3 orësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2026, 16:40
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth 3 orësh qëndrimi. Ai u paraqit paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa prania e tij ka ngjallur interes të madh publik dhe mediatik.
Pas daljes nga SPAK, Golemi deklaroi për mediat se ishte thirrur si person në dijeni për një çështje që lidhet me një institucion në varësi të Bashkisë së Gjirokastrës.
“Si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me një institucion të Bashkisë Gjirokastër”, u shpreh ai, pa dhënë detaje të tjera mbi natyrën e hetimit apo personat e përfshirë.
