VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (5 -6 shkurt)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Ballkani, brigjet e Egjeut dhe Turqia do të përjetojnë reshje intensive shiu dhe erëra të forta gjatë gjithë ditës, me rrezik lokal për përmbytje.
Situata mbetet problematike edhe në Gadishullin Iberik për shkak të një qendre të fuqishme ciklonare. Ndërkohë, rajoni i Balltikut dhe Evropa Lindore do të dominohen nga mot i qëndrueshëm.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme, me reshje shiu, më intensive në Veri dhe Qendër, të shoqëruara me stuhi ere.
Pasdite reshjet dobësohen gradualisht. Temperaturat luhaten nga 3°C deri në 18°C. Era do të fryjë e fortë, mbi 55 km/h, duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Pellgu i Mesdheut do të vijojë me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe erëra të forta, kryesisht në brigjet jugperëndimore dhe zonën e Egjeut.
Evropa Veriore dhe Alpet do të kenë reshje dëbore, ndërsa Evropa Lindore dhe Qendrore do të paraqiten me mot më të qëndrueshëm.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja do të shoqërohet me vranësira dhe rrebeshe shiu, më të theksuara në Veri dhe Qendër.
Gjatë mbrëmjes reshjet dobësohen dhe zhvendosen drejt zonave Lindore. Temperaturat variojnë nga 4°C deri në 17°C. Era jugperëndimore do të arrijë mbi 65 km/h, me dallgëzim mbi 4 ballë.

