"GjK nuk zgjidh konflikte personale”/ Beci: Për këtë arsye është jashtë sistemit të drejtësisë, kontrollon ligjshmërinë

I ftuar në emisionin “Drejt”, avokati Eugen Beci sqaroi rolin dhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, sistemi i drejtësisë në Shqipëri përfundon në Gjykatën e Lartë, ndërsa Gjykata Kushtetuese qëndron jashtë këtij sistemi.

Roli i saj nuk lidhet me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve personale apo konflikteve konkrete mes palëve, por me kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjeve dhe akteve që prodhohen në Republikën e Shqipërisë.

“Ka shumë mënyra për të kuptuar që sistemi i drejtësisë në Shqipëri është deri në Gjykatën e Lartë. Po e them mirë, në rast se duhet të ecim drejt një cinizmi, e the shumë mirë për të shpjeguar atë dilemën që kohët e fundit ka filluar të ketë jo vetëm shoqëria e juristëve, por shoqëria në përgjithësi.

A mos vallë Gjykata Kushtetuese po na kthehet pjesë e sistemit të drejtësisë dhe po na kthehet si një gjykatë apeli për gjykatat e shkallëve të para, duke iu referuar zhvillimeve të fundit. Prandaj është shumë mirë të ritheksojmë edhe njëherë që Gjykata Kushtetuese nuk zgjidh konflikte personale, nuk zgjidh mosmarrëveshje.

Dhe për këtë arsye, prandaj Gjykata Kushtetuese është jashtë sistemit të drejtësisë, duke kontrolluar tërë ligjshmërinë e sistemit të drejtësisë, duke kontrolluar, pse jo, edhe kushtetutshmërinë e çdo akti apo ligji që prodhohet në Republikën e Shqipërisë. E thashë me cinizëm, sepse kohët e fundit duket sikur Gjykatën e Lartë duan ta interpretojnë sikur është Gjykata e Apelit për Gjykatën e Posaçme.”.- tha avokati Beci.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË TË "DREJT":