Tragjedia në familjen shqiptare, gazetarja Alba Kepi: Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutave. Xhaxhai dhe dy policë në spital rëndë
Një familje shqiptare me katër anëtarë u shua në Itali, si pasojë e helmimit të dyshuar nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre në zonën e Luçës ku jetonin.
Autoritetet lokale konfirmuan se viktimat janë Arti e Jonida Kola dhe dy fëmijët Hajdari 22 vjeç dhe Xhesika 15 vjeçe.
Tragjedia u shënua mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë private ku ata jetonin.
Gazetarja Alba Kepi në një lidhje direkte nga Italia solli për emisionin “Drejt” në “Ora News” detajet nga hetimet që po zhvillohen nga autoritetet e vendit fqinj.
“Përveç katër viktimave tashmë duket se kemi në gjendje shumë të rëndë dhe xhaxhain e dy fëmijëve, po ashtu kjemi të lënduar edhe dy punonjës policie të shtruar në spital të cilët kanë thithur gaz të keq të lëshuar nga kaldajat gjatë operacionit të shpëtimit.
Çfarë ka ndodhur? Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutave dhe lajmet kanë qenë në zhvillim.
Ne e dinim se ka qenë xhaxhai që ka njoftuar policinë, por sot kemi kuptuar nga hetimet e fundit se ka qenë njëri prej viktimave që ka njoftuar kur ka kuptuar se diçka nuk po funksiononte.
Dhe kjo ka qenë pikëpyetja e ngjarjes, pasi kanë qenë katër viktima në moshë madhore që nuk kanë kuptuar se çfarë po ndodhte. Gjithsesi kemi xhaxhain që ka ardhur në ndihmë në momentin kur edhe kanë mbërritur dhe policia dhe autoritetet e tjera.
Një dëshmitar nga një tjetër shqiptar me mbiemrin Çela ka dëshmuar se njëri prej viktimave ka pasur puls deri në momentin e fundit”, u shpreh ndër të tjera gazetarja Alba Kepi.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”

